Tenis: Kosova e mposht Irlandën, mbetet në “ligën” e njëjtë

Kosova arrin fitoren e dytë në Kampionatin Botëror “Billie Jean King Cup duke siguruar kështu vend qëndrimin në grupin e II-të

Në ditën e pestë të Kampionatit Botëror “Billie Jean King Cup“ Kosova ka siguruar fitoren e dytë në përballje me Irlandën, vajzat kosovare kanë shënuar fitore duke e mposhtur ekipin kundërshtar me rezultat 2:1.

Paraqitje të shkëlqyeshme pati lojtarja jonë Adrijana Lekaj e cila arriti të fitojë në lojën në single ku mposhti kundërshtaren Sinead Lohan, me rezultat: 6:1 5:7 6:3, dhe në çifte së bashku me Arlinda Rushiti, mposhtën dyshen Celine Simunyu / Carragh Courtney, me rezultat: 6:2 6:2.

Me këtë fitore, duke u renditur në pozitën e katërt në grup, ekipi ynë siguroi qëndrimin në Grupin II në Kampionatin Botëror “Billie Jean King Cup”, një grup mjaft i fortë, në të cilin do garoj dhe vitin e ardhshëm.

I urojmë shumë suksese vajzave tona!”, kanë përfunduar Federata e Tenisit të Kosovës.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika