Kosova sot do t’i mësojë kundërshtarët e Ligës së Kombeve

Këtë të enjte do të hidhet shorti për edicionin e ri të Ligës së Kombeve. Kjo garë do të zhvillohet në gjysmën e dytë të vitit 2024, konkretisht duke filluar nga data 5 shtator

Lojtarët e Kombëtares së Kosovës.

Kombëtarja e Kosovës këtë të enjte pritet t’i mësojë kundërshtarët për Ligën e Kombeve për sezonin 2024/2025.

Ceremonia e shortit, e cila mbahet në Paris, do të nisë në orën 18:00.

Kosova gjendet në grupin e dytë të Ligës C, së bashku me Azerbajxhanin, Bullgarinë dhe Ishujt Faroe, pra me këta kundërshtarë nuk mund të luajë.

Dardanët do t’i kenë dy ndeshje në muajin shtator, dy në tetor dhe dy në nëntor.

Paraprakisht, Kosova do t’i zhvillojë tri ndeshje miqësore, të cilat veçse janë konfirmuar.

Ndërsa, ende nuk dihet se kush do të jetë selektori i ardhshëm.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika