Kosova synon anëtarësimin në Komisionin Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur

Kjo marrëveshje do të mundësojë nisjen e procedurave për anëtarësimin e Kosovës në Komisionin Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur (ICMP), me seli në Hagë

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione e ka votuar Projektligjin për aderimin në Marrëveshjen për Statusin dhe Funksionet e Komisionit Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur.

Qeveria e Kosovës ditë më parë ka miratuar Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për statusin dhe funksionet e Komisionit Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur.

Kjo marrëveshje do të mundësojë nisjen e procedurave për anëtarësimin e Kosovës në Komisionin Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur (ICMP), me seli në Hagë, shkruan EO.

Të enjten në Komision u diskutua edhe kërkesa e Musli Lekut nga Komuna e Drenasit, që ka të bëjë me ndërprerjen e energjisë elektrike nga ana e KESCO-s.

Anëtarët e këtij Komisioni thanë se është e papranueshme për institucionet që të ndërpresin energjinë elektrike një ish-të plagosurit në burgun e Dubravës dhe të paguhen miliona euro për serbët në veri.

Në raportin e dërguar në këtë Komision, Leku thekson se është i plagosur dhe invalid i luftës. Gjithashtu, ai thotë se bashkëshortja e tij është e verbër, me ç‘rast ka edhe vendim përkatës të Komisionit Mjekësor Qeveritar.

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, kërkoi që pagesa e energjisë elektrike të bëhet edhe për qytetarët që janë në kushte të rënda, siç u paguhet serbëve në veri.

“Nëse Qeveria e Kosovës ka miliona euro për të ndarë për të paguar energjinë elektrike në veri, atëherë duhet edhe personave të tillë t’u paguhet”.

Njëjtë mendon edhe deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Labinotë Demi-Murtezi, e cila tha se “është e papranueshme që edhe pas 24 vjet pas luftës të ketë këso ndarje”.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika