Kosova synon fitore në ndeshjen miqësore ndaj Armenisë

‘Dardanët’ dhe armenët do të përballen në ‘Fadil Vokrri’, në një miqësore që pritet të sjellë ndeshje interesante, pasi të dy skuadrat në formacion do të kenë kryesisht lojtar të rinj

Kosova dhe Armenia do të përballen në ‘Fadil Vokrri’, në një miqësore që pritet të sjellë ndeshje interesante, gjatë mbrëmjes së 16 nëntorit.

Kjo është ndeshja e parë miqësore e kombëtares për muajin nëntor, ndërsa pas tri ditësh do të ballafaqohen me Ishujt Faroe, e që loja zhvillohet në stadionin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë.

Në ndeshjen e fundit, Kosova e mposhti Qipron me rezultat të thellë 5:1, kurse Armenia u mposht nga Irlanda me një rezultat tejet të ngushtë 3:2.

Kosova në gjashtë xhirot e fundit ka bilancin më të mirë të rezultateve, ku ka regjistruar tri fitore dhe tri humbje, ndërsa Armenia një fitore dhe pesë humbje.

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Alain Giresse, në duel me Armeninë, por edhe në miqësoren me Ishujt Faroe pas tri ditësh, ka vendosur që t’u japë rastin lojtarëve të rinj në dy miqësoret e radhës.

“Për këto miqësore janë bërë afrime për t’u dhënë mundësi lojtarëve të rinj. Kjo do të jetë një mundësi për ata që t’i shohim si prezantohen në arenën ndërkombëtare. Kjo është arsyeja pse kemi grumbulluar lojtarë të rinj. Do të luajnë të gjithë, do të mundohemi t’i fusim të gjithë në lojë që të tregojnë vlerat e tyre dhe për të parë formën e tyre fillimisht në stërvitje. Ajo çfarë ka më shumë rëndësi është që lojtarët t’i tregojnë vlerat e tyre në fushën e lojës. Sa i përket lojtarëve të rinj janë kryesisht të rinj, por ka edhe të tjerë me përvojë”, ka thënë Giresse.

Lojtarët e Kombëtares së Kosovës, gjatë stërvitjes së fundit

Ndërsa disa nga lojtarët me shumë eksperiencë si Vedat Muriqi, Amir Rrahmani, e Milot Rashica nuk janë thirrur nga trajneri i Kosovës.

Lista e Formacionit gjatë dy ndeshjeve miqësore

Formacionet e mundshme te të dy skuadrat janë si vijon:

Kosova (3-5-2): Topalli, Daku; Lirim Kastrati, Idrizi, Jashari, Rrudhani, Veliu; Dellova, Dresevic, Lirim R Kasatrati dhe Bekaj.

Formacioni zyrtar i Armenisë (5-3-2): Buchev, Terteryan, Mkoyan, Haryan, Voskanyan, Aventisian; Hovhannisyan, Grigoryan, Dashyan; Bichakhchyan dhe Shaghyan.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika