Kosova triumfon ndaj Irlandës në “Fadil Vokrri”

Kosova e ka nisur me fitore aventurën në Ligën B të Ligës së Kombeve, duke e mposhtur Irlandën me rezultat 1:0 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Golin e fitores për “Dardanët” e shënoi kapiteni Vedat Muriqi, shtatë minuta para përfundimit të ndeshjes.

Muriqi ishte i pafat në dy raste gjatë ndeshjes, kur topi nuk arriti të përfundonte në rrjetë pasi u largua nga vija e portës.

Në minutën e 73-të, në lojë u inkuadrua Ermal Krasniqi. Ai gjuajti me të majtën nga zona, por topi u devijua dhe përfundoi në transversale.

Nga topi i kthyer përfitoi Muriqi, i cili nga afërsia nuk gaboi dhe shënoi për 1:0, duke i siguruar Kosovës një fitore të rëndësishme.

Në këtë ndeshje për Kosovën debutoi edhe talenti Erblin Osmani, i cili sezonin e kaluar kishte debutuar me Bayern Munichun në Bundesligën gjermane.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika