Kosova U21 pëson humbje të thellë ndaj Anglisë U21

Ekipi i Kosovës U21, ka pësuar humbje të thellë ndaj ekipit të Anglisë U21, me rezultat 5:0

Kosova U21

Kombëtarja U21 e Kosovës në futboll ka pësuar humbje të thellë me rezultat 5:0 nga kombëtarja e Anglisë U21.

Ekipi i Anglisë edhe pse e kishte siguruar vendin e parë në grup dhe luajtën pa lojtarët kryesorë, arritën ta dominonin në tërësi lojën ndaj ekipi i Kosovës.

Anglia kaloi në epërsi që në minutën e dytë me golin e Keane Leëis-Peter pas një goditje me kokë.

Goli i dytë erdhi në minutën e 13-të, nga sulmuesi tjetër Anthony Godron. Ndërkaq tre golat tjerë për ta dërguar rezultatin në 5:0 Anglia i shënoi në pjesën e dytë.

Në minutën e 52-të dhe 72-të  Cameron Archer shënoi për 4:0, kurse goli i fundit u shënua nga lojtari i kombëtares kosovare, i cili bëri autogol për 5:0.

Me këtë rezultat, Anglia si liderë i arrin 25 pikë në grupin G të kualifikimeve për Euro 2023, kurse Kosova është e katërta me 11 pikë. Lojën e fundit në kuadër të këtij grupi Kosova do ta luajë ne stadiumin “Elbasan Arena”, kundër Shqipërisë.

Kosova U21

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika