Kosova U21 synon fitoren ndaj Qipros, përfundon përgatitjet për ndeshjen në “Fadil Vokrri”

Përfaqësuesja U21 e Kosovës në futboll e ka zhvilluar të martën stërvitjen e fundit para përballjes me Qipron U21.

Pas fitores bindëse 3:0 ndaj San Marinos në javën e kaluar, “Dardanët” e rinj synojnë të vazhdojnë me rezultate pozitive dhe të marrin pikët e plota edhe ndaj Qipros. Ndeshja Kosovë U21 – Qipro U21 zhvillohet të mërkurën në stadiumin “Fadil Vokrri”, me fillim nga ora 19:00.

Futbollistët e Kosovës U21 janë shprehur të gatshëm për këtë përballje, ndërsa synimi i tyre është fitorja e radhës në ciklin kualifikues. Kjo është ndeshja e parafundit e Kosovës në kualifikimet për Kampionatin Evropian U21 të vitit 2027, që do të organizohet në Shqipëri dhe Serbi. Kosova U21 aktualisht renditet në vendin e katërt të grupit me 11 pikë dhe nuk ka më gjasa për t’u kualifikuar në Evropian.

Pavarësisht kësaj, “Dardanët” synojnë ta mbyllin sa më mirë ciklin kualifikues, duke kërkuar një tjetër rezultat pozitiv para tifozëve në Prishtinë

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika