Kosova U22 fiton në tavolinë, Serbia nuk shkon fare në ndeshje

Në kampionatin e Volejbollit i cili po mbahet në Maqedoni të Veriut, Serbia nuk është shfaqur për ndeshjen kundër Kosovës

Kosova U22 në kategorinë e grave ka fituar ndeshjen kundër Serbisë pasi kjo e fundit nuk u shfaq fare në fushë për të zhvilluar ndeshjen.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Federata e Volejbollit në Instagram.

“Serbia nuk u paraqit në fushë, andaj kjo nënkuptoi që vashat tona (Yllka Jashari/Melirona Avdullahu), të drejtuara nga Vildane Jashari, fituan pikët e para në këtë Kampionat Ballkanik, i cili është duke u mbajtur në Maqedoninë e Veriut”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, ndeshjen e radhës Kosova e zhvillon sot kundër Rumanisë me fillim nga ora 19:30.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika