Kosova “ushqim” për elektoratin në fushatën zgjedhore në Serbi
Emri i Kosovës nuk keqpërdoret vetëm nga sportistët serbë, por po përdoret edhe për fushatën e zgjedhjeve nacionale dhe lokale të 17 dhjetorit në Serbi. Milica Gjurgjeviq-Stamenkovski, kryetare e partisë “Zavetnici”, javën e kaluar pretendonte se fshehurazi ka hyrë në fshatin Reçicë të Podujevës për tu takuar me serbët e Kosovës. Edhe presidenti i Serbisë, […]
Emri i Kosovës nuk keqpërdoret vetëm nga sportistët serbë, por po përdoret edhe për fushatën e zgjedhjeve nacionale dhe lokale të 17 dhjetorit në Serbi.
Milica Gjurgjeviq-Stamenkovski, kryetare e partisë “Zavetnici”, javën e kaluar pretendonte se fshehurazi ka hyrë në fshatin Reçicë të Podujevës për tu takuar me serbët e Kosovës. Edhe presidenti i Serbisë, në kohë fushate ka takuar e ka pritur serbë nga Kosova, pa kursyer edhe fëmijët e vegjël.
Përkundër që Kosova është shtet nga 17 shkurti i vitit 2008, përfaqësues politikë nga Lugina e Preshevës thonë se ajo po shërben për fushatë sikurse herave të kaluara.
“Vet Vuçiqi duke akorduar mënyrën e fushatës e aq më tepër duke nxitur më shumë votuesin ultra-nacionalist, ultra të djathtë. Por në anën tjetër edhe akuzat nga ultra të djathtët nuk janë të pakta sa i përket këtyre zgjedhjeve”, ka deklaruar Ragmi Mustafi, nga Partia për Veprim Demokratik.
Ndërsa, njohësi i zhvillimeve politike në Serbi, profesori Milazim Krasniqi vlerëson se sa më afrohet dita e zgjedhjeve, aq më e ashpër do të jetë fushata në shtetin fqinj.
“Vuçiqi po mundohet ta mbajë më anash për shkak të opozitës ekstreme, të ekstremit të djathtë, i cili po mundohet ta fus në lojë Kosovën me idenë që Vuçiqi e ka tradhëtuar, por unë besoj që në ditët dhe javët e ardhshme do të ketë sigurisht ashpërsim të diskursit dhe unë kam frik se edhe mudn të ketë veprime në terren nga regjimi i Vuçiqit për ta treguar patriotiizmin e tij në raport me Kosovën”, ka thënë Krasniqi.
Për zgjedhjet e Serbisë, Qeveria Kurti nuk ka lejuar që votimi brenda territorit të Kosovës të bëhet si në të kaluarën. Në mënyrë që serbët me dy nënshtetësi të votojnë në territorin e Kosovës kryeministri Albin Kurti ka kërkuar marrëveshje të posaçme.
Sipas tij çdo kërkesë duhet të marrë për bazë sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës, si shtete të barabarta.















