“Kosova varet shumë prej vullnetit të SHBA-së dhe të BE-së”
Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Dardan Gashi, ka folur për qëndrimin e Kosovës karshi aleatëve të Kosovës, ku ka thënë se gjithsecili do të pajtohej “që ne të sillemi sikurse një shtete sovran e më një ushtri të fortë. “Më së miri do të ishte sikurse do të ishte me vepruar sikurse shtete i pavarur e sovran […]





Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Dardan Gashi, ka folur për qëndrimin e Kosovës karshi aleatëve të Kosovës, ku ka thënë se gjithsecili do të pajtohej “që ne të sillemi sikurse një shtete sovran e më një ushtri të fortë.
“Më së miri do të ishte sikurse do të ishte me vepruar sikurse shtete i pavarur e sovran me pas Ushtrinë e fortë, e për të hyrë deri në Beograd, Serbisë, në mënyrë që ajo të vetëdijësohet për 1000 vitet e ardhshme”, ka thënë Gashi.
Ndërsa, Dibran Hoxha i ka replikuar duke thënë “nuk është e nevojshme, duhet të qëndrojmë brenda territorit tonë, ta synojmë sovranitetin dhe jo përulësin dhe nënshtrimin”.
Sipas Hoxhës, është e panevojshme që të përdoret cinizmi.
Ndërsa, Gashi i është kundërpërgjigjur, duke i thënë se Policia e Kosovës nuk është në veri për ta zbatuar ligjin.
“Kosova varet shumë prej vullnetit të miqve të saj, SHBA-së dhe BE-së”, ka thënë Gashi duke rikujtuara se në Rambuje është arritur marrëveshja, sepse pala kosovare ka qenë bashkëpunues me aleatët e Kosovës.
“Kemi kaluar mirë në Vjenë sepse kemi qenë bashkëpunues në masë të madhe dhe i kemi nxjerrë dy veprime kolosale, një bombardimi i Kosovës dhe tjetri shteti i Kosovës, kështu siç është”, ka sqarua Gashi.




















