Kosova vazhdon me deficit të lartë tregtar
Tregtia e mallrave vitin e kaluar kishte deficiti tregtar pesë pikë katër miliardë euro që është një deficit tregtar më i lartë shtatë pikë katër për qind krahasuar me vitin dymijenjëzetetre, ku totali i eksporteve ishte nëntëqindedyzetenjë pikë pesë milionë euro (941.5 milion euro ), ndërsa importi gjashtë pikë katër miliardë (6.4 miliard euro). Eksporti […]
Tregtia e mallrave vitin e kaluar kishte deficiti tregtar pesë pikë katër miliardë euro që është një deficit tregtar më i lartë shtatë pikë katër për qind krahasuar me vitin dymijenjëzetetre, ku totali i eksporteve ishte nëntëqindedyzetenjë pikë pesë milionë euro (941.5 milion euro ), ndërsa importi gjashtë pikë katër miliardë (6.4 miliard euro).
Eksporti mbulon importin për vetëm katërmbëdhjetë pikë tetë për qind (14.8 ), thuhet në raportin e Agjencisë së Statistikave të Kosovës për eksport-import për vitin dymijenjëzetekatër.
Duke krahasuar të dhënat e eksporteve për mallrat e Kosovës gjatë vitit dymijenjëzetekatër (2024 ) me dymijenjëzetetre (2023) shifrat tregojnë rritje nëntë pikë një për qind (9.1), e cila ka edhe më tutje bilancin negativ tregtar të Kosovës.
Ndërsa të dhënat e tregtisë së mallrave për importin në vitin dymijenjëzetekatër (2024) kanë shënuar një rritje vjetore rreth shtatë pikë shtatë për qind (7.7) krahasuar me vitin dymijenjëzetetre (2023).
Qarkullimi e mallrave në tregtinë e jashtme

Grupet kryesore të eksportit për bëjnë: njëzetetre pikë shtatë (23.7) për qind metalet bazë dhe artikujt prej tyre; dymbëdhjetë pikë tetë (12.8) për qind plastika, goma dhe artikujt prej tyre; njëmbëdhjetë pikë tre (11.3) për qind ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; njëmbëdhjetë(11) për qind artikuj të ndryshëm të prodhuar; tetë pikë tetë (8.8) për qind produktet minerale; gjashtë për qind (6) tekstili dhe artikuj tekstili, etj.
Eksportet sipas sektorëve të grupeve kryesore në vlerë
Ndërsa, tek importi: katërmbëdhjetë për qind e përbëjnë produktet minerale; dymbëdhjetë pikë tre për qind makineria dhe pajisjet mekanike dhe elektrike; dymbëdhjetë pikë dy për qind ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; njëmbëdhjetë pikë gjashtë për qind mjetet e transportit; nëntë pikë nëntë për qind metalet bazë dhe artikujt prej tyre; shtatë pikë pesë për qind produktet e industrisë kimike, etj.
Eksportet dhe importet sipas vendeve në vlerë dhe % (në mijë euro)

Importet sipas sektorëve të grupeve kryesore në vlerë

Eksportet e Kosovës në BE arritën treqind e dymbëdhjetë pikë gjashtë milionë euro, ose rreth tridhjetetre pikë dy për qind e eksporteve të përgjithshme, me një rritje dymbëdhjetë pikë dy për qind. Partnerët kryesorë ishin Gjermania (dhjetë pikë shtatë për qind), Italia (katër për qind), Holanda (dy pikë shtatë për qind), etj.
Importet nga BE ishin rreth dy pikë nëntë miliardë euro ose dyzetekatër pikë shtatë për qind, me një rritje dymbëdhjetë pikë një për qind. Importet me pjesëmarrje me të lartë ishin nga Gjermania (katërmbëdhjetë pikë dy për qind) Italia (pesë pikë dy për qind), Greqia (pesë për qind), etj.
Eksportet dhe importet e Kosovës me vendet e CEFTA-s

Eksportet arritën në katërqindenjëzetegjashtë milionë euro ose dyzetepesë pikë dy për qind, me një rritje njëzetekatër për qind. Partnerë kryesorë për eksport ishin Shqipëria (tetëmbëdhjetë pikë një për qind), Maqedonia e Veriut (pesëmbëdhjetë pikë tre për qind), Serbia (pesë pikë shtatë për qind), Mali i Zi (katër pikë shtatë për qind).
Importet nga vendet e CEFTA-s arritën tetëqindepesëdhjetenjë pikë nëntë milionë euro ose trembëdhjetë pikë katër për qind, me një rënie prej tetë pikë një për qind. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin Shqipëria pesë pikë tre për qind, Maqedonia e Veriut katër pikë shtatë për qind, Serbia dy për qind.
Eksportet dhe importet e Kosovës me vendet e tjera të botës
Eksportet me vendet e tjera të botës arritën 202.9 milionë euro ose njëzetenjë pikë gjashtë për qind, prej tyre më së shumti Zvicra nëntë pikë dy për qind dhe SHBA katër pikë dy për qind. Importet arritën në dy pikë shtatë miliardë euro ose dyzetenjë pikë nëntë për qind, prej tyre më së shumti Turqia katërmbëdhjetë pikë katër për qind dhe Kina njëmbëdhjetë pikë nëntë për qind./kp















