Kosovarët “kursimtarë” të rrymës: Shpenzuan 6% më pak se vitin e kaluar

Gjashtë për qind më pak energji elektrike kanë shpenzuar kosovarët, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Për t’u arritur këto shifra, ekspertët e sigurisë kanë treguar se kanë ndikuar masat e Qeverisë, si dhe fushtatat për kursim të rrymës. Përmirësim të situatës ka pasur edhe në tregun e çmimeve të energjisë elektrike

Foto ilustrim

Kosova, sikurse edhe Evropa, ka disa muaj që ka nisur të ndërmarrë masa për ta përballuar më lehtë krizën e energjisë.

Masat, por edhe fushata për kursim të energjisë elektrike, eksperti Lulzim Syla tregon se kanë dhënë efektet e para, duke bërë që konsumi për këtë vit të jenë 6 për qind më i ulët sesa vitin e kaluar.

“Bashkimi Evropian ka miratuar mbështetjen për rreth 75 milionë euro të Kosovës në fushën e përballimit të situatës me energji elektrike, që është një ndihmesë shumë e mirë dhe shumë e madhe në momentin e duhur, dhe pika e dytë është treguesi që qytetarët e Kosovës janë vetdijësuar mbi formën dhe mundësitë e kursimit të energjisë elektrike”, ka theksuar Syla.

Kursimi në këtë kohë konsiderohet mjaft i rëndësishëm edhe nga eksperti tjetër Arben Kllokoqi.

“Jo vetëm të promovohet kursimi, por edhe të shikohet se çfarë mekanizma obligativ mund të vendosen për kursim, sepse këtë është duke e shqyrtuar Evropa, në qoftë se nuk ka kursim të mjaftueshëm, ata po e shqyrtojnë mundësinë që kursimi të bëhet obligativ, sigurisht sidomos në ato periudha kur parashihet të ketë kërkesë të lartë, por jo edhe furnizim të mjaftueshëm mbase”, ka potencuar Kllokoqi.

Para disa muajsh, parashikimet ishin që çmimi për energji elektrike gjatë dimrit të mbërrijë shifrat më të larta ndonjëherë.

Mirëpo, Kllokoqi tregon se diçka ka ndryshuar javët e fundit.

“Meqë filim vjeshta kishte klimë më të mirë, nuk ishte shumë e ftohtë, pastaj gjithashtu kishte pak të rreshura, dhe në fund edhe parashikimi se do të ketë erë të madhe, erë në kuptimin që do të ketë resurs të prodhimit të energjisë elektrike, sidomos në Gjermaninë Perëndimore, kjo e bëri që pastaj çmimet në treg të relaksoheshin”, ka shtuar ai.

Megjithatë, Kllokoqi thekson se në rast të një dimri më të ftohtë dhe nëse vështirësohet situata e furnizimit me gaz, atëherë çmimet në tregun afatshkurtë mund të rriten përsëri.

Shija e redaktorit

Vetëm në muajin shkurt mërgata ka dërguar 87.9 milionë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, sipas kalendarit të publikimeve, ka prezantuar statistikat për institucionet e tjera financiare për muajin shkurt 2024, të remitancave...

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Të fundit nga rubrika