Kosovë, mesatarja ku të rinjtë nisin përdorimin e drogës nën 16 vjeç

Raportime për të arrestuar për posedim të substancës narkotike të llojit kanabis (marihuanë), ka pasur pothuajse për çdo ditë në javën e fundit në raportin ditor të Policisë së Kosovës. Ekspertët që merren me trajtimin e kësaj kategorije thonë se është shqetësues fakti se po rritet numri i konsumuesve të kokainës, ndërkaq mosha mesatare e fillimit të konsumimit të drogës është ulur nën moshën 16 vjeçare. Për parandalimin e kësaj dukurije sociologët thonë se përpos papërgjegjësisë institucionale, mungon diskutimi brenda familjes shto këtu faktin edhe mungesën e informimit tek të rinjtë për rrezikun nga droga

Raporti ditor i Policisë së Kosovës është i stërmbushur me raste të posedimit të narkotikëve, në shumicën e rasteve të llojit marihuanë.

Nga 11 raste për posedim të narkotikëve, vetëm katër të dyshuar janë dërguar në mbajtje, të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.

Se kanabisi, apo marihuana është duke u përdorur shumë e thonë edhe ekspertët e kësaj fushe. Safet Blakaj nga Instituti “Labyrinth” thotë se shqetësuese është edhe mosha që po e përdor këtë drogë.

“Pra droga që përdoret më së shumti është kanabisi (marihuana), fillimet kur fillojnë me e përdor drogën kanë në nivelin që besoj që nuk mundet me shku më poshtë, dhe kjo është prej të dhënave të vitit të kaluar që ka rënë sakt në moshën 16 vjeçare, pra mosha e fillimit të përdorimit të drogës kjo është mesatarja”, ka thënë Blakaj.

Sipas sociologëve ndër faktorët që kanë ndikuar që mosha e fillimit të konsumimit të drogave të ulet në 16 vjeç është keq-informimi i të rinëjve për rrezikun nga drogat.

“Informimi kur është i tepruar është varfëri, pra është varfëri për informimin e duhur pastaj. Këta informohen por nuk informohen në mënyrë profesionale… Do të ishe mirë që të ketë konktakt më të madh të prindërve me mësimdhënësit, unë mendoj që kjo mungon shumë”, ka thënë sociologu, Kushtrim Bekteshi.

Ndërkohë, Blakaj që thotë se mungon edukimi i të rinjve për drogat, ndërkaq tregon se është shqetësuese rritja e konsumimit të kokainës.

“Po mendohet që është drogë e shtresave të larta që është drogë që nuk shkakton probleme por në terren po del e kundërta. Pra gjërat janë duke shkuar keq sa i përket përdorimit të kokainës”, ka thënë Blakaj.

Ai tregon se për një vit në Kosovë konsumohet sa gjysma e vlerës së duhanit.

Sipas të dhënave të Doganës së Kosovës rreth 200 milionë euro në vit qytetarët shpenzojnë për duhan.

Kurse sipas të dhënave të Policisë së Kosovës në 2022-ën janë trajtuar 808 raste me mbi një mijë të dyshuar. Për trafikimi ishte 271 vepra, për posedim 505 raste, ndërkaq për kultivim të drogave 32 raste.

Ndërkohë vetëm gjatë muajit janar sipas të dhënave të Policisë së Kosovës janë konfiskuar ose sekuestruar 146.6 gram heroinë, 182 gram kokainë, ndërsa sasia e marihuanës shkon në mbi 181 kilogramë.

Sociologu Bekteshi thotë se edhe qendrat për punë sociale po i trajtojnë rastet formalisht, pa përmbajtje e me mungesë profesionale.

Shija e redaktorit

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Pjesëtarët e FSK-së marrin pjesë në aktivitetin humanitar të dhurimit...

Forca e Sigurisë së Kosovës ka filluar aksionin humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut. Këtij aktiviteti...

“Të gatshëm për zgjedhje”, gjithçka nga takimi ndërmjet Kurtit e...

Një darkë pune u zhvillua të hënën në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi. Në këtë...

Të fundit nga rubrika