Kosovë, një viktimë dhe 28 të infektuar me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka raportuar 28 të infektuar nga COVID-19 dhe një rast i vdekjes.

Numri i të infektuarve vjen nga 928 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK).

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar, gjithsej, 30 persona.

Raste aktive me COVID-19, janë gjithsej 541.

Foto e publikuar nga Ministria e Shëndetësisë

Brenda 24 orëve të fundit, në Kosovë janë vaksinuar 183 persona kundër Coronavirusit.

Ndërkaq, 901 mijë e 840 persona janë vaksinuar me dozën e parë, teksa numri i të vaksinuarve me të dy dozat ka arritur në 821 mijë e 61.

Janë 1 milion e 823 mijë e 626 doza të administruara në total.

Po ashtu, një ditë më parë janë shënuar 26 persona pozitiv me COVID-19 dhe asnjë rast i vdekjes.

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika