“Kosovës nuk i dha të drejtë askush, madje as aleatët”, thotë Shala

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala, ka komentuar seancën e jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku u diskutua për vendimin për ndalimin e përdorimit të dinarit nga Banka Qendrore e Kosovës. Shala ka thënë se në seancën e Këshillit të Sigurimit askush nuk i dha të drejtë Kosovës

Kujtim Shala (LDK)

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala, ka komentuar seancën e jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku u diskutua për vendimin për ndalimin e përdorimit të dinarit nga Banka Qendrore e Kosovës.

Shala ka thënë se në seancën e Këshillit të Sigurimit askush nuk i dha të drejtë Kosovës.

“Një seancë në të cilën Kosovës nuk i dha të drejtë askush, përfshirë të gjithë aleatët”, ka thënë ai për Front Online.

Përballja sy më sy e Kurtit me Vuciqin në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, deputeti Shala tha se nuk ka kurrfarë ndikimi.

“Ndërsa ballafaqimi i kryeministrit të Kosovës me presidentin e Serbisë, në formatin në të cilin funksionon dhe vendos KS i OKB-së, nuk ka kurrfarë ndikimi”, deklaroi Shala.

Në mbledhjen në OKB, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mbrojti vendimin e BQK-së, që parasheh që vetëm euroja të jetë valuta për pagesa, duke ndaluar përdorimin e dinarit.

Ndërsa, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, e cilësoi këtë vendim si “sulm” ndaj popullatës serbe në Kosovë.

Rregullorja e BQK-së, e cila përcakton që euroja të jetë valuta e vetme që mund të përdoret për pagesa me para të gatshme në gjithë vendin, hyri në fuqi më 1 shkurt, pavarësht trysnisë që iu bë ndërkombëtarëve.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika