Kosovës po i shtohet një muze unik, ministri Çeku: Punë përditë

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku ka treguar se Kosovës po i shtohet një muze unik

Foto e postuar në llogarinë e ministrit Çeku

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku ka treguar se Kosovës po i shtohet një muze unik.

“Për pak vite, ndërtesa e Hidroelektranës në Prizren bën një shekull jetë. Ajo që dikur shënonte frymë modernizimi në arkitekturë dhe moment elektrifikimi e zhvillimi industrial për qytetin, sot është në fazën e fundit të restaurimit”, ka shkruar Çeku.

Ministri Çeku ka treguar tutje se menjëherë pas ndërhyrjeve konservuese fillojnë veprimet për funksionalizimin e muzeut të Hidroelektranës.

“Punë. Përditë”, ka shkruar Çeku.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika