KOSTT: Furnizimi me rrymë i sigurt në të gjithë Kosovën

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), Kosova B

Operatori Sistemi, Transmisioni dhe Tregu-KOSTT ka siguruar qytetarët e Kosovës se furnizimi me energji elektrike mbetet i pandërprerë dhe i sigurt pas shpërthimit që ndodhi në kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin-Potok.

Në një njoftim, KOSTT theksoi se incidenti në kanalet e ujitjes nuk ka ndikuar në furnizimin me energji elektrike dhe se situata është monitoruar nga ekipet e kompanisë për të garantuar stabilitetin e sistemit të energjisë.

“KOSTT informon të gjithë qytetarët e afektuar dhe të gjitha palët e interesuara se incidenti i raportuar së fundmi në kanalet e ujitjes në Ibër Lepenc në Zubin Potok nuk ka asnjë ndërlidhje me ndërprerjet e energjisë që lidhen me NS Prishtina 1, të shkaktuara nga incident i lokalizuar.

Furnizimi me energji elektrike mbetet i sigurt dhe pa ndërprerje në të gjithë territorin e vendit. Po ashtu, ekipet tona janë duke monitoruar në mënyrë të vazhdueshme situatën për të garantuar stabilitetin dhe funksionimin e sigurtë të sistemit të energjisë elektrike”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika