Klubi katalunas Barcelona ende nuk ka përfunduar rrugëtimin e tyre të trasfereve pasi Jules Kounde është synimi i tyre i radhës.

Pas marrëveshjes së klubit katalunas për të nënshkruar me Robert Lewandowski, ata tani e kanë kthyer vëmendjen te mbrojtësi i Sevillas , njofton Marca.

Ky synim i Barcelonës vjen pasi ekipi katalunas ka nevojë për përforcime në vijën e mbrojtëse.

Kounde kërkohet edhe nga PSG, dhe Chelesa, por ai, gjithashtu, është edhe në listën e Manchester City.

Mbrojtësi i Sevillas mund të kushtojë rreth 60 milionë euro, dhe Sevilla është e vetëdijshme për këtë, dhe nuk dëshiron ta humbë këtë ofertë.

Gjithashtu, Barcelona po vëzhgon edhe dyshen e Chelsea-t, Marcos Alonso dhe Cesar Azipilicueta, si opsione rezervë.