Kovaçeski mban takim me 27 delegatët e BE-së për skriningun

Maqedonia e Veriut nga enjtja e 15 shtatorit, do të fillojë Skriningun për anëtarësimin në Bashkimin e Evropian e për këtë çështje i pari i qeverisë maqedonase Dimitar Kovaçevski, ka takuar 27 delegatët nga BE-ja

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski

E enjtja  e 15 shtatorit të vitit 2022, për Maqedoninë e Veriut është një datë historike pasi po këtë ditë fillon procesi i Skriningut, për anëtarësimin e këtij vendi në Bashkimin Evropian(BE).

Për këtë çështje ka shkruar dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, i cili ka thënë se “ky është një moment historik për ne, për progresin e vendit tonë në integrimin evropian, si një hap i radhës pas hapjes së negociatave mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së”.

Të mërkurën e 14 shtatorit, Kovaçevski, ka mbajtur  takimin e parë me 27  delegatët e shteteve anëtare të BE-së.

“Në prag të fillimit të nesërm të procesit të skriningut për aderimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, sot mbajtëm takimin e parë me delegatët e 27 shteteve anëtare të BE-së. Grupi Punues i Këshillit të BE-së,  ngarkuar për zgjerimin e BE-së”, ka shkruar Kovaçevski në Facebook.

Ai ka përfunduar duke shprehur mirënjohjen për punën e përfaqësuesve të Grupit Punues të Këshillit të BE-së, të cilët sipas tij janë duke e përkrahur Maqedoninë e Veriut në rrugëtimin e saj evropian për anëtarësimin e plotë në BE.

 

Shija e redaktorit

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Haxhiu autorizon dërgimin e FSK-së në operacionin paqeruajtës në Gaza

Pas miratimit nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, është autorizuar dërgimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në një operacion ndërkombëtar paqeruajtës në...

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë, vlerë e trashëguar ndër shekuj

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë vlerësohet si një vlerë e trashëguar ndër shekuj dhe thelbësore për të ardhmen e vendit, ndërsa dialogu, respekti i ndërsjellë...

Të fundit nga rubrika