Kovaçevski flet për rastin “Zhan Mitrev”

Hetimet për rastin e spitalit Zhan Mitrev, sipas Kovaçeskit, janë duke u mbikëqyrur nga Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, dhe janë marrë të gjitha masat për ta zbardhur rastin

Dimitar KovaJevski

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, gjatë seancës paralmentare të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut ka folur në lidhje me spitalin privat “Zhan Mitrev” pas akuzave të opozitës, OBRM-PDUKM, të cilët i kanë thënë se sistemi shëndetësor ka dështuar ose i ka mbyllur sytë me qëllim për rastin “Zhan Mitrev”.

Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut deputeti nga OBRM-PDUKM-së, Bojan Stojanovski, e ka pyetur kryeministrin Dimitar Kovaçevski për rrjedhën e hetimeve lidhur me skandalet në spitalin privat.

Institucionet shëndetësore duhet të mbikëqyrin nga afër punën e spitaleve private dhe është e pamundur që askush nuk e ka ditur për kemofiltrimin dhe infektimet intraspitalore.

“Në këtë rast bëhet fjalë për ngecje klasike të gjithë sistemit, ku janë të përfshira më shumë institucione. Nuk është e mundur që për një skandal të tillë, askush nga institucionet të mos e dijë”, ka sqaruar Stojanovski.

Ndërsa, Kovaçevski i është kundërpërgjigur duke thënë se që nga publikimi i dokumentarit hulumtues, qeveria ka ndërmarrë të gjitha masat për zbardhjen e rastit.

Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, sipas Kovaçevskit, është duke përcjellë hetimet me kujdes dhe duke informuar Qeverinë për të gjitha të rejat.

“Janë formuar të gjitha komisionet e profesionistëve që do të duhet ta shqyrtojnë rastin në detaje. Të gjitha inspektoratet marrin masa në përputhje me kompetencat e tyre ligjore. Ministri i Shëndetësisë, në përputhje me të gjitha të dhënat që merr, do të duhet të informojë qeverinë. Nëse në bazë të konstatimeve të komisioneve, inspektimeve dhe të dhënave nga institucionet e tjera të përfshira, merren informacione që aludojnë për parregullsi të caktuara, atëherë është normale që ato të përpunohen në përputhje me ligjet në vend”,  ka deklaruar Kovaçevski.

Kovaçevski njoftoi gjithashtu se po presin raportet nga Inspektorati Shtetëror Shëndetësor dhe Sanitar për inspektimet intraspitalore gjatë viteve 2019-2022, si dhe nga Agjencia e Barnave për hetimet lidhur me kemofiltrimin.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika