Kovaçevski: Maqedonia është shtet model për demokraci, diplomaci dhe multietnicitet

Kreu i qeverisë së shtetit maqedonas, Dimitar Kovaçevski, ka mbajtur një ligjëratë në Universitetin e Kolumbisë. Ai u ka treguar studentëve të këtij Universiteti se si kishte ardhur deri të shpallja e pavarësisë se Maqedonisë së Veriut

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski





Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, në cilësinë e ligjëruesit, u është drejtuar studentëve të Universitetit të Kolumbisë duke u thënë se vendi i tij është një shembull i rrallë në Ballkan ku dhuna, luftërat, presionet ekonomike dhe rregulli se më i forti fiton nuk vlen.

Sipas Kovaçevskit, Maqedonia e Veriut e kishte fituar pavarësinë në mënyrë paqësore, duke gjetur zgjidhje përmes përpjekjeve diplomatike.

“Nëse doni të gjeni një vend në botë ku përdoren përpjekjet diplomatike, atëherë është Maqedonia e Veriut. Të gjitha marrëveshjet që kemi bërë në vend dhe me fqinjët janë funksionale dhe të qëndrueshme. Marrëveshjet i dhanë vendit një mundësi për të përparuar në arritjen e synimeve tona strategjike”, ka thënë ai.

“Kemi një sistem të vlerësuar të parimit Badenter të shumicës së dyfishtë. Politika dhe mekanizma të tillë në fakt funksionojnë, sepse bazohen në politikën e përgjithshme kombëtare”.

“Aspekt i rëndësishëm në zhvillimin e këtij sistemi është nënshkrimi i Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, e cila është koncept i suksesshëm për zgjidhjen e konflikteve identitare”, theksoi kryeministri Kovaçevski.

Më tej, ai ka përfunduar se në një periudhë prej 30 vitesh kanë zhvilluar një model demokratik që është shumë i njohur, me një demokraci funksionale multietnike.





Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika