Kovaçevski takon Borrellin: Besojmë në dialogun si e vetmja rrugë drejt progresit dhe zhvillimit

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, është takuar me përfaqësuesin e lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, para fillimit të takimit në Ohër në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

Përmes një postimi në Facebook, Kovaçevski ka thënë se është nderi i tij të jetë nikoqir i fazës tjetër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja.

“Është nderi dhe kënaqësia ime të pres dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës këtu në Ohrin tonë të bukur. Ne jemi një vend që ndërton miqësi dhe është shembull i fqinjësisë së mirë. Ne besojmë shumë në dialogun si një formë komunikimi në shekullin e 21-të, si e vetmja rrugë që të çon drejt progresit dhe zhvillimit. Synimi ynë është të hyjmë në Bashkimin Evropian së bashku me fqinjët tanë. Ballkani Perëndimor i zhvilluar i integruar në BE është një prioritet”, ka shkruar ai.

Kryeministri maqedonas pritet të takohet edhe me përfaqësuesin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, para takimeve individuale me kryeministrin Kurti  dhe presidentin serb, Vuçiq.

Takimi i shumëpërfolur i nivelit të lartë në mes të kryeministrit të Republikës së Kosovës dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq do të zhvillohet sot, e shtunë, në Ohër të Maqedonisë.

Që të dy protagonistët tashmë kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në këtë takim.

Pjesë e takimit do të jetë edhe i dërguari i posaçëm i Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili do të marrë pjesë në cilësinë e vëzhguesit.

Hera e fundit që kreu i ekzekutivit kosovar ishte takuar me presidentin Vuçiq ishte në Bruksel, më 27 shkurt.

Shija e redaktorit

“Komplot-i” nis të hënën në Televizionin Dukagjini

Rrëfimet për të djeshmen dhe të ardhmen, në formën e të vërtetave dhe gënjeshtrave, e mbështjellin shpesh njëra-tjetrën në botën në të cilën jetojmë. Pas...

“Do të doja të dielën të marshoja me ju, kriminelët...

Ish-Shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker, ka thënë se do të donte të merrte pjesë në marshin e së dielës...

Certifikohen pjesëtarët e FSK-së për mbështetje me zjarr indirekt

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka certifikuar pjesëtarët për mbështetje me zjarr indirekt, të premten e 31 marsit. “Me qëllim të përgatitjes profesionale të...

Të fundit nga rubrika