Kovaçevski: Trajtimi i pasojave të krizës energjetike globale është prioriteti kryesor i vendit
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Koavaçevski, përmes një postimi në Facebook, ka treguar se ka mbajtur një takim me Këshillin Ekonomik, dhomat e tregtisë, sindikatat, ekspertët dhe publikun akademik. Sipas tij, Qeveria ka zhvilluar diskutime konstruktive për tejkalimin e sfidave dhe për opsionet për trajtimin e krizës energjetike dhe ekonomike. Gjithashtu, ai ka […]





Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Koavaçevski, përmes një postimi në Facebook, ka treguar se ka mbajtur një takim me Këshillin Ekonomik, dhomat e tregtisë, sindikatat, ekspertët dhe publikun akademik. Sipas tij, Qeveria ka zhvilluar diskutime konstruktive për tejkalimin e sfidave dhe për opsionet për trajtimin e krizës energjetike dhe ekonomike.
Gjithashtu, ai ka njoftuar se është biseduar edhe për modalitetet për të mbështetur qytetarët dhe ekonominë.
“Trajtimi i pasojave të krizës energjetike globale është prioriteti kryesor i vendit”, ka theksuar Kovaçevski.
Më tej, ai ka njoftuar se në takim ishin hapur të gjitha temat që janë në të mirë të qytetarëve.
“Të gjithë jemi të vetëdijshëm se si kriza energjetike do të ndikojë në ekonominë e përgjithshme të vendit, ekonominë dhe qytetarët. Javën e ardhshme Qeveria do të dalë me masa specifike të synuara që synojnë kategoritë më të rrezikuara të qytetarëve dhe kompanive. Në të njëjtën kohë, dialogu ekonomik dhe social me sindikatat do të vazhdojë në mënyrë që të tejkalohet kriza më lehtë së bashku”, ka shtuar ai.




















