Kovaçevski tregon datën e konferencës së parë ndërqeveritare

Pas miratimit të propozimit të presidencës franceze, kryeministri i vendit, Kovaçevski ka shpallur  datën e konferencës së parë ndërqeveritaremes dy vendeve

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitri Kovaçvski,

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski ka bërë të ditur se konferenca e parë ndërqeveritare do të mbahet të martën më 19 korrik, në Bruksel.

Pas miratimit të propozimit të presidencës franceze, në një konferencë për media, kryeministri Kovaçevski ka shpallur  datën e konferencës së parë ndërqeveritare.

“Sot kam nderin të shpall datën e konferencës së parë ndërqeveritare që do të mbahet më 19 korrik në Bruksel. Pastaj, Evropa do të jetë në Shkup, dhe Republika e Maqedonisë së Veriut në Bruksel me kapacitet të plotë, qasje në fonde, njohuri, parime të vërteta dhe më e rëndësishmja, vlerat për të cilat ne përpiqemi dhe dëshirojmë dhe e gjithë kjo bazuar në kombin dhe shtetin tonë, historinë dhe identitetin që do të shihet në të gjitha qendrat evropiane”, tha kryeministri.

Ndër të tjera, kryeministri ka bërë të ditur se shefi i diplomacisë Bujar Osmani do ta informojë Republikën e Bullgarisë për protokollin që duhet nënshkruar me dy vendeve.

Maqedonia e Veriut e miraton propozimin francez

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika