KPK i dorëzon Haxhiut emrin e Zejnullah Gashit për kryeprokuror

Një emër tjetër që kërkon dekretimin nga Presidenca e Kosovës, do të dërgohet për pozitën e kryeprokurorit të shtetit. Këshilli Prokurorial i Kosovës ka nominuar Zejnullah Gashin për këtë pozitë, ndërkohë menjëherë po sot emri i është përcjell Zyrës së UD Presidentes, Albulena Haxhiu.

Zejnullah Gashi është vetëm një nënshkrim larg që të marrë udhëheqjen e këtij institucioni, që është kryesori në sistemin prokurorial.

Gashi, i cili aktualisht është kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, ka marr 5 nga 6 votat e anëtarëve të KPK-së, që morën pjesë në votim.

Në procesin e votimit, nuk morri pjesë anëtari Milot Krasniqi, i cili edhe më herët kishte qenë kundër hapjes së këtij konkursi.
“Konstatoj se KPK-ja pas votimit të fshehtë me 5 vota, nominon z.Zejnullah Gashin për kryeprokuror të shtetit të Republikës së Kosovës, dhe i njëjti i propozohet presidentes së Republikës së Kosovës për emërim të kryeprokurorit të shtetit”, deklaroi Arian Gashi – Kryesues i KPK-së

Paraprakisht në Këshill është lexuar edhe raporti final i panelit vlerësues, i cili edhe kishte rekomanduar të 5 kandidatët që kishin aplikuar, meqë kishin kaluar fazat e vlerësimit

Tani Gashit, për t’u bërë kryeprokuror, i duhet vetëm edhe dekretimi nga ana e ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu.

Emri dhe dosja e tij menjëherë po sot iu dërgua Zyrës së Presidentes por ata nuk kanë dhënë detaje se kur mund të merret ndonjë vendim.

Nga organizatat joqeveritare që e kanë monitoruar këtë proces thanë se deri tash gjithçka është zhvilluar pa ndonjë telashe dhe se përgjigja për dekretim nuk duhet të vonohet.

“Ka aktgjykime të Gjykatës Kushtetuese që e ka bo të qartë që për shkak të administrimit të procesit të drejtësisë, edhe ushtruesi i detyrës së presidentit faktikisht nuk ka ndonjë kufizim, unë besoj që nuk ka asnjë problem që thjesht ta dekretoj kandidatin për kryeprokuror të shtetit. S’ka pengesa kushtetuese ligjore”, deklaroi Vullnet Bugaqku – KDI.

“Për dallim prej procesit të kaluar që i kemi pasur disa çështje të cilat i kemi sqaruar dhe që si rezultat i atyre mangësive e kanë komprometuar procesin dhe nuk e kanë dhënë një emër adekuat, për dallim me atë proces në këtë proces kemi sqaruar dhe kemi potencuar që janë respektuar në tërësi procedurat, ka pas barazi mes kandidatëve, ka pas objektivitet, ka pas konfidencialitet me rastin e vlerësimit të kandidatëve për kryeprokuror të shtetit dhe po ashtu procesi ka qenë transparent”, deklaroi Flamur Kabashi – IKD

Pozita e kryeprokurorit të shtetit që nga viti 2022 është me ushtrues detyre.

Tani ish-presidentja Vjosa Osmani, nuk e kishte dekretuar Blerim Isufajn për këtë pozitë, si i nominuar nga Këshilli Prokurorial.

 

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika