KPK i reagon Gërvallës për “gjuhën denigruese” të përdorur ndaj prokurorëve të shtetit

Çfarëdo konspiracioni i ngritur nga ajo lidhur me këtë çështje “është i paqëndrueshëm, joprofesional dhe përbën tentim për njollosjen e sistemit prokurorial", thuhet në reagimin e KPK-së

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka dënuar ashpër përdorimin sistematik të “gjuhës denigruese dhe joinstitucionale” të Qeverisë së Kosovës, përkatësisht ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, të përdorur ndaj prokurorëve të shtetit, në një nga emisionet vendore.

Sipas KPK-së, Prokuroria Themelore në Prishtinë është duke e trajtuar në mënyrë ligjore një kallëzim penal të pranuar nga Agjencia Kundër Korrupsion.

Andaj, siç thuhet në njoftim, çfarëdo konspiracioni i ngritur nga ajo lidhur me këtë çështje “është i paqëndrueshëm, joprofesional dhe përbën tentim për njollosjen e sistemit prokurorial”.

“KPK dënon ashpër përdorimin sistematik të gjuhës denigruese dhe joinstitucionale të Qeverisë së Republikës së Kosovës, përkatësisht ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, të përdorur ndaj prokurorëve të shtetit, në emisionin “Rubikon” të Klan Kosovës, ku duke mos zgjedhur mjete, kohë dhe fjalë, po tentohet cenimi i integritetit dhe pavarësisë së Prokurorit të Shtetit, si institucion i pavarur dhe kushtetues”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, në njoftim theksohet se Këshilli Prokurorial i Kosovës respekton të drejtën e secilës organizatë të Shoqërisë Civile, në këtë rast, Kolektivit për Mendim dhe Veprim Feminist, për të protestuar lidhur me çfarëdo çështjeje që ka të bëjë me sistemin prokurorial.

“Mirëpo nuk i mirëkupton kur ato devijojnë duke përdorur fjalë fyese dhe denigruese ndaj bartësve të sistemit prokurorial, si dhe duke u munduar kështu të shtyjnë përpara kauza të caktuara politike”, vijon njoftimi.

Rrjedhimisht, KPK-ja thekson se “kjo nuk i shërben aspak aktivizimit të një organizate joqeveritare”, por pasqyron në vetvete “një veprim publik joracional që është në kundërshtim me parimet dhe të drejtat civile të aktivizimit në shoqëritë demokratike”.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika