KPK: Nuk lejojmë cenimin e integritetit nga ata që kanë ose kanë pasur procedura penale
Pas votimit të Blerim Isufajt për Kryeprokuror të Shtetit, kanë filluar akuzat ndaj Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), duke nxitur këtë të fundit të reagojë. “KPK-ja nuk do të tolerojë që të cenohet integriteti dhe reputacioni i anëtarëve të Këshillit Prokurorial dhe i bartësve të funksioneve prokuroriale”, thuhet në reagimin KPK-së. Në Reagimin e Këshilli […]
Pas votimit të Blerim Isufajt për Kryeprokuror të Shtetit, kanë filluar akuzat ndaj Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), duke nxitur këtë të fundit të reagojë.
“KPK-ja nuk do të tolerojë që të cenohet integriteti dhe reputacioni i anëtarëve të Këshillit Prokurorial dhe i bartësve të funksioneve prokuroriale”, thuhet në reagimin KPK-së.

Në Reagimin e Këshilli Prokurorial të Kosovës thuhet.
“Këshilli i Prokurorial i Kosovës (KPK), gjatë ditëve të fundit, është duke u atakuar në mënyrën më të ulët nga përfaqësuesit politikë, përfshirë këtu edhe deputetët e Kuvendit të Kosovës, individë dhe nga grupet e interesit, ku, sipas tyre, Këshilli Prokurorial dhe bartësit e funksioneve prokuroriale janë “grup dhe kokë kriminale” .
Sipas tyre kjo gjuhë i tejkalon të gjitha limitet dhe është ndërhyrje e drejtpërdrejtë në punët e një institucioni të pavarur siç është KPK-ja, kjo po shihet si tendencë e qartë për ta rrënuar, “sistemin prokurorial”.
Ky proces nuk është tejkaluar në heshtje ka pasur shumë reagimi si nga akterët politikë të vendit dhe ndërkombëtarë.
Ambasadori i BE-së i reagon KPK-së për votimin e Isufajt: Jemi të habitur dhe të zhgënjyer















