KPM e ndalon transmetimin e kanaleve të “Arenas” pas spoteve mbështetëse për sulmin terrorist

Komisioni i Pavarur i Mediave ka marrë vendim që të urdhërohen operatorët e shpërndarjes që menjëherë të ndalojnë platformat e kanaleve “Arena”

Fotografi ilustruese te KPM

Komisioni i Pavarur i Mediave ka marrë vendim që të urdhërohen operatorët e shpërndarjes që menjëherë të ndalojnë platformat e kanaleve “Arena”.

Vendimi i KPM-së vjen pasi në platformat e kanaleve “Arena” janë shpërndarë mesazhe mbështetëse për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë.

Ky vendim, është marrë në mbledhjen e së martës të Këshillit të Pavarur të Mediave, i cili u miratua me pesë vota “për”, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Kryetari i KPM-së, Jeton Mehmeti tha se kjo masë do të vlejë deri në një vendim tjetër të Komisionit.

“Unë do të sugjeroj dhe do të rekomandoj që si Komision të marrim një vendim i cili kërkon nga operatorët e shpërndarjes që të ndalojnë menjëherë platformat e kanaleve “Arena” dhe kjo masë proporcionale do të vlejë deri në një vendim tjetër të Komisionit”, tha Mehmeti.

Paraprakisht, Mehmeti tha se zyra ekzekutive e Komisionit të Pavarur të Mediave, më 1 tetor 2023, ka iniciuar monitorim ex-officio nga operatorët e shpërndarjes për shkak të dyshimit se disa operatorë shpërndajnë kanale me përmbajtje kërcënuese.

Nga monitorimi i zyrës ekzekutive del se kanalet e “Arena” në bazë të monitorimit, ka gjetur se këto kanale kanë transmetuar përmbajtje të cilat janë në kundërshtim me rregulloren e KPM-së.

Do të thotë, janë transmetuar video-mesazhe, të cilat vijnë nga Serbia dhe të cilat kanë përmbajtje me theks të cilat juridifikojnë sulmin në veri dhe mbi të gjitha mesazhe kërcënuese për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Me këtë, KPM do të urdhërojë që licencën e atij kanali, ta largojë menjëherë nga katalogu. /BetimipërDrejtësi

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika