Komisioni i Pavarur i mediave ka propozuar që t’i japë 30 ditë afat Klan Kosovës, që ta plotësojë dokumentacionin e nevojshëm për mbajtje të licencës.

“Obligohet ofruesi Klan Kosova që në afat 30 ditësh ta plotësojë dokumentacionin e nevojshëm për mbajtjen e licencës së transmetimit, konform rregullores… së KPM-së”, ka thënë kryetari i KPM-së, Jeton Mehmeti.

Nëse nuk e respekton këtë kërkesë të KPM-së, atëherë do të merren sanksione ndaj Klan Kosovës.

“Dështimi për të vepruar në pajtim me rregulloren… brenda afatit të përcaktuar do të rezultojë me masa sanksionuese me nenin 30 të KPM-së”, ka vijuar ai.

Tutje, ai ka thënë se “të licencuarit obligohen t’ia ofrojnë KPM-së ndryshimin e pronarëve, identifikimin i pronarëve që kanë më shumë se 10% të aksioneve, i licencuari nuk mund ta bartë licencën te dikush tjetër pa miratim të KPM-së”.