Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës (KPMSHC) e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Albert Prenkajt.

“Refuzohet si e pabazuar ankesa me numër A.nr.1118/2023 e datës 25.08.2023 e parashtruar nga ankuesi Albert Prenkaj”, thuhet në vendim.

“Mbetet në fuqi Vendimi me numër reference Nr.ref. 282/023 i datës 18.08.2023 i Komisionit Disiplinor të Ministrisë së Punëve Jashtme dhe Diasporës”, vijon vendimi.

Para disa muajve, Komisioni Disiplinor i MPJD-së, Albert Prenkajn e kishte shpallur përgjegjës për “shkelje të rënda disiplinore”. Atij i ishte shqiptuar masa “Largim nga Shërbimi Civil”.

Prenkaj pastaj kishte parashtruar ankesë në KPMSHC, duke pretenduar se vendimi i MPJD-së, përmban “shkelje procedurale e materiale”.

Me datën 24.07.2023, KPMSHC kishte marrë vendim ku e kishte obliguar Komisionin Diciplinor në MPJD që brenda afatit 15 ditor ta bëjë rishqyrtimin e lëndës në rastin e Albert Prenkaj.

Ky komision e kishte rishqyrtuar rastin e Prenkajt ku kishte nxjerrë prapë vendim, duke e larguar atë nga shërbimi civil.

Në arsyetimin e tyre thuhet se Prenkaj ka deklaruar se nuk e njeh autoritetin e zëvendësuesit të sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë.

Po ashtu, sipas tyre, Prenkaj ka refuzuar pjesëmarrjen në takimet me zëvendësuesin e zekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë.

Tutje, sipas vendimit, pretendohet se Prenkaj pa miratimin paraparak ka mbajtur takim me sekretarin e Kuvendit të Kosovës.

Ankesa e Prenkajt ndaj këtij vendimi është cilësuar si e pabazuar nga Kolegji për Shqyrtim dhe Vendosjen e Ankesave.

1
2
3
4
5
7
7