KQZ: Deri në orën 16:30 kanë votuar mbi 26 për qind e qytetarëve
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka publikuar përditësimin e fundit lidhur me procesin e votimeve që po zhvillohet sot në mbarë vendin në kuadër të zgjedhjeve lokale. Sipas të dhënave të KQZ-së, deri në orën 16:34 kanë votuar 26.10 për qind e qytetarëve, ose gjithsej 528 mijë e 483 votues. Nga gjithsej 2 milionë e […]
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka publikuar përditësimin e fundit lidhur me procesin e votimeve që po zhvillohet sot në mbarë vendin në kuadër të zgjedhjeve lokale.
Sipas të dhënave të KQZ-së, deri në orën 16:34 kanë votuar 26.10 për qind e qytetarëve, ose gjithsej 528 mijë e 483 votues.
Nga gjithsej 2 milionë e 25 mijë e 105 persona që figurojnë në listën e votuesve, këto të dhëna bazohen në procesimin e 97.67 për qind të vendvotimeve.
















