KQZ drejt përfundimit të numërimit të votave nga diaspora

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka vazhduar numërimin e votave të ardhura përmes postës nga diaspora, ndërsa rezultatet e deritanishme tregojnë një epërsi të thellë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Sipas të dhënave të publikuara nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), deri në orën 23:21 të 16 qershorit janë procesuar 202 nga 223 vendvotime, ose 90.58 për qind e totalit të kutive të votimit me postë.

Rezultatet e deritanishme tregojnë se Lëvizja VETËVENDOSJE ka siguruar 53,916 vota, që përbëjnë 72.95 për qind të votave të numëruara deri më tani.

Në vendin e dytë renditet Lidhja Demokratike e Kosovës me 9,062 vota ose 12.26 për qind.

Pas saj vjen Partia Demokratike e Kosovës me 5,794 vota, që përfaqësojnë 7.84 për qind të votave të numëruara.

Ndërkaq, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë 3,143 vota ose 4.25 për qind.

KQZ-ja ka bërë të ditur se numërimi i të gjitha votave nga diaspora pritet të përfundojë gjatë së mërkurës.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika