KQZ-ja e pranon peticionin me nënshkrime për shkarkimin e Izmir Zeqirit, pritet verifikimi i i tyre
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) e ka pranuar peticionin me nënshkrime të mbledhura nga banorët e Zubin Potokut, të cilët kërkojnë largimin e kryetarit aktual Izmir Zeqiri. Në një përgjigje për Dukagjinin, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se në përputhje me procedurat ligjore do të verifikohet lista e nënshkrimeve. “Mund t’ua konfirmoj se […]
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) e ka pranuar peticionin me nënshkrime të mbledhura nga banorët e Zubin Potokut, të cilët kërkojnë largimin e kryetarit aktual Izmir Zeqiri.
Në një përgjigje për Dukagjinin, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se në përputhje me procedurat ligjore do të verifikohet lista e nënshkrimeve.
“Mund t’ua konfirmoj se deri më tani kemi pranuar kërkesën me nënshkrime të mbledhura për verifikim nga kryesuesi i Kuvendit Komunal të Zubin Potokut. KQZ, në përputhje me legjislacionin në fuqi, do të verifikojë listën e nënshkrimeve, pra nëse nënshkruesit janë qytetarë me të drejtë vote në komunën përkatëse”, ka thënë ai.
Ditë më parë, KQZ-ja e ka publikuar numrin e nënshkrimeve që duhet për të iniciuar shkarkimin e kryetarëve të komunave në veri të Kosovës.
Sipas këtyre të dhënave, në Mitrovicën e Veriut duhen 3 mijë e 640 nënshkrime, në Leposaviq 2 mijë e 689, në Zubin Potok 1 mijë e 347 dhe në Zveçan duhen 1 mijë e 411 nënshkrime.
Këto shifra përbëjnë 20-përqindëshin e votuesve të këtyre komunave, i paraparë në udhëzimin administrativ të miratuar vitin e kaluar nga Ministria e Pushtetit Lokal, në mënyrë që të plotësohen kushtet për inicimin e largimit të kryetarëve të komunave.















