KQZ funksionalizon platformën për rezultatet preliminare dhe pjesëmarrjen në votime

Foto ilustruese

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka vënë në funksion platformën elektronike për publikimin në kohë reale të statistikave të pjesëmarrjes së qytetarëve në votime dhe të rezultateve preliminare të zgjedhjeve parlamentare.

Përmes kësaj platforme, qytetarët, mediat dhe subjektet politike mund të përcjellin ecurinë e procesit zgjedhor në të gjithë territorin e Kosovës.

Sipas KQZ-së, platforma përfshin të dhënat nga 911 qendra të votimit me gjithsej 2,498 vendvotime, duke ofruar informacione për daljen e votuesve si dhe rezultatet preliminare të subjekteve politike pas përfundimit të numërimit të votave në vendvotime.

Të dhënat e publikuara deri më tani tregojnë se 3.02 për qind e qytetarëve me të drejtë vote kanë marrë pjesë në procesin zgjedhor.

KQZ ka bërë të ditur se statistikat për pjesëmarrjen do të përditësohen vazhdimisht gjatë ditës, në mënyrë që publiku të ketë një pasqyrë sa më të saktë dhe të përditësuar mbi daljen në votime.

Platforma për rezultatet preliminare dhe statistikat e pjesëmarrjes është e qasshme online për të gjithë të interesuarit.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika