KQZ-ja pezullon PSD-në, i jepet afat 45 ditë për mbajtjen e Kuvendit Zgjedhor

Përveç PSD-së, KQZ-ja ka pezulluar edhe Partinë për Bashkëveprim, për shkak se këto dy parti nuk kanë mbajtur kuvendet e tyre zgjedhore sipas afatit ligjor

FOTO:EO

Është pezulluar Partia Socialdemokrate (PSD).

Vendimi është marrë të mërkurën në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

Përveç saj, KQZ-ja ka pezulluar edhe Partinë për Bashkëveprim, për shkak se këto dy parti nuk kanë mbajtur kuvendet e tyre zgjedhore sipas afatit ligjor.

Afati i fundit për mbajtjen e kuvendit/konventës zgjedhore për partinë politike, “Partia për Bashkëveprim” ka qenë data 8 dhjetor 2023, ndërsa për partinë politike, “Partia Socialdemokrate” ky afat ka qenë më 15 dhjetor 2023.

Sipas vendimit të KQZ-së, këto dy parti politike obligohen që të mbajnë kuvendin e tyre zgjedhor në një afat shtesë prej 45 ditësh dhe, nëse kjo nuk arrihet, atëherë sipas Rregullores për regjistrimin dhe funksionimin e partive politike, KQZ-ja merr vendim për çregjistrim nga regjistri i partive politike në Kosovë.

Sipas Ligjit Nr. 08/L-288 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, të gjitha partitë politike të regjistruara janë të obliguara që të mbajnë kuvendin zgjedhore brenda 6 muajve nga data e regjistrimit të partive dhe pastaj së paku çdo 48 muaj.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika