Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka diskutuar të premten për koston e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare e lokale, në të cilën u vendos për koston totale të planifikuar për zgjedhjet parlamentare vetëm për angazhim të stafit për vitin 2025.

Kostoja e planifikuar për angazhimin e tyre në zgjedhjet parlamentare për vitin 2025 llogaritet të jetë 4 milionë e 381 mijë euro.

Kjo përfshin personelin e nevojshëm për të siguruar që procesi zgjedhor të zhvillohet në mënyrë të rregullt.

“Për zgjedhjet parlamentare për nevoja të KQZ-së dhe sekretariat brenda që është profesional, janë 234. Për nevoja të QKN dhe KKZ-së janë 516 dhe si trupa menaxhues të zgjedhjeve janë 23 mijë 180 persona. Pra, në tërësi për zgjedhjet parlamentare planifikohet të angazhohen 23 mijë e 930 staf apo personel. Kostoja totale e planifikuar për zgjedhjet parlamentare vetëm për angazhim të stafit për vitin 2025 e kap shifrën prej 4 milionë e 381 mijë euro”, është thënë mbledhjen e KQZ-së, transmeton EO.

Kostoja për këtë proces pritet të jetë dyfishi i asaj të zgjedhjeve parlamentare, duke arritur në 8 milionë e 715 mijë euro.

Kostoja totale e planifikuar për zgjedhjet lokale është 13 milionë euro.