Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se po vazhdon të bëjë vlerësimin e pakove me fletëvotime nga votimi jashtë Kosovës, përkatësisht nga votimi përmes postës.

KQZ-ja bën të ditur se deri në orën 16:00, janë vlerësuar mbi 32 mijë pako me fletëvotime, ku nga to janë aprovuar 28 mijë e 200 dhe janë refuzuar 2,700 vota, njofton Dukagjini.

“Arsyeja kryesore e refuzimit është mungesa e dëftesës së regjistrimit – dokumenti unik që KQZ-ja u dërgon votuesve të regjistruar.  Procesi i tërheqjes së pakove nga 23 kuti postare në 22 shtete dhe në Kosovë është përmbyllur të martën, ku janë tërhequr gjithsej 33,841 pako të supozuara me fletëvotime, një pjesë prej të cilave tashmë janë sjell në Kosovë”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.