KQZ-ja vendos: Deklarimi i partive deri më 23 qershor, fushata për zgjedhjet lokale nga 13 shtatori
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), në mbledhjen e sotme vendosi për afatet e të gjitha aktiviteteve zgjedhore dhe që i takojnë zgjedhjeve lokale, që do të mbahen më 12 tetor 2025. Fushata për zgjedhjet lokale do të zhvillohet nga 13 shtatori deri më 12 tetor, në orën 06:59 minuta. Ndërsa, partitë kanë afat për deklarim, […]
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), në mbledhjen e sotme vendosi për afatet e të gjitha aktiviteteve zgjedhore dhe që i takojnë zgjedhjeve lokale, që do të mbahen më 12 tetor 2025.
Fushata për zgjedhjet lokale do të zhvillohet nga 13 shtatori deri më 12 tetor, në orën 06:59 minuta.
Ndërsa, partitë kanë afat për deklarim, ku do të tregojnë se a do të marrin pjesë vetë apo me koalicion, deri më 23 qershor.
Me anë të këtij vendimi, KQZ caktoi kohën e saktë të fillimit dhe të mbarimit të një aktiviteti zgjedhor në kuadër të përgatitjeve për organizimin e zgjedhjeve për kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale.
“Aplikimi për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës 23 korrik – 29 gusht, kurse votimi përmes postës 17 shtator – 11 korrik”, tha anëtari i KQZ-së nga Partia Demokratike (PDK), Arianit Elshani.
















