Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka votuar për logon që do të përdoret gjatë Zgjedhjeve të Përgjithshme më 9 shkurt të vitit të ardhshëm.

Arianit Elshani nga Këshilli për Operacione Zgjedhore ka sqaruar se ky ndryshim është minimal dhe kryesisht lidhet me aspektet teknike.

“Është një ndryshim i vogël teknik, i cili na nevojitet për çështje të fletushkave, broshurave dhe çështje të tjera postare që krijohen nga KQZ. Është vetëm aspekti i tekstit, kjo përmbush kërkesën e Këshillit për Operacione Zgjedhore”, ka thënë Elshani.