KQZ jep detaje mbi procesin e numërimit dhe verifikimit të votave
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është duke vijuar me procesin e numërimit të votave dhe verifikimit të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, në një konferencë për media ka bërë të ditur se përpara shpalljes së rezultateve përfundimtare duhet të përfundojnë disa procedura. Sipas të dhënave të fundit, siç ka njoftuar Elezi, […]
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është duke vijuar me procesin e numërimit të votave dhe verifikimit të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, në një konferencë për media ka bërë të ditur se përpara shpalljes së rezultateve përfundimtare duhet të përfundojnë disa procedura.
Sipas të dhënave të fundit, siç ka njoftuar Elezi, deri më 18 shkurt, ora 16:00, janë numëruar rreth 78% e vendvotimeve, ose 1,970 nga 2,533 qendra votimi.
Ndërkohë, ka vijuar procesi i vlerësimit të pakove me fletëvotime të ardhura nga jashtë Kosovës, përmes postës.
Nga data 9 shkurt kur ka nisur ky proces, janë vlerësuar 28,099 pako me fletëvotime, prej të cilave: 26,013 janë aprovuar, 2,057 janë refuzuar, për shkak të shkeljeve si: votues të çregjistruar, mungesë e dëftesës së regjistrimit, ose dërgim i shumëfishtë i votave.
Në total, KQZ ka pranuar rreth 69,000 pako me fletëvotime, por numri i saktë i atyre që do t’i nënshtrohen numërimit do të dihet vetëm pas përfundimit të verifikimit. Në përfaqësitë diplomatike, kanë votuar rreth 15,352 qytetarë.
“Ju njoftojmë se deri më 18 shkurt në orën 16:00 janë numëruar rreth 78 për qind e vendvotimeve apo rreth 1970 nga 2533 sosh.
Ju njoftojmë gjithashtu se duke vazhduar procesi i vlerësimit të pakove me fletëvotime nga votimi jashtë Kosovës. Respektivisht nga votimi përmes postës. Nga data 9 shkurt kur ka filluar vlerësimi apo verifikimi i pakove dhe deri më tani këtij procesi i janë nënshtruar 28099 pako prej të cilave janë aprovuar 26013. Ndërkaq janë refuzuar 2057. Arsye se pse janë resuar këto dërgesa postare, është se ato janë dërguar persona që anuluar gjatë regjistrimi si votues jashtë Kosovës. U mungon dëftesa e regjistrimit apo janë dërguar më shumë se një herë.
KQZ-ja ka pranuar resht 69 mijë pako me fletëvotime dhe vetëm në përfundim të procesit të vlerësimit do të dihet saktë se sa është numri i pakove me fletëvotime, të cilat do t’i nënshtrohen numërimit”, ka thënë Elezi.
Po ashtu, vijon numërimi i votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta.
Ndërkohë, numri i votave me kusht është mbi 12 mijë, ndërsa 2,597 janë vota të personave me nevoja të veçanta.
Elezi ka theksuar se rezultatet përfundimtare do të shpallen vetëm pasi të përfundojnë të gjitha procedurat dhe të shqyrtohen ankesat nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) dhe Gjykata Supreme.
“Deri në shpalljen e rezultateve përfundimtare KQZ duhet të numërojë votat e kandidatëve për deputetë dhe të bëjë verifikimin e votave të subjekteve politike nga formularët që janë plotësuar në vendvotime, të bëjë numërimin e votave me kusht, personave me nevoja të veçanta, votat nga votimi jashtë Kosovës dhe pasi të vendoset për ankesat eventuale nga PZAP, Gjykata Supreme dhe pas përfundimit të të gjitha procedurave në qendrën e numërimit dhe rezultateve”, ka theksuar Elezi.















