KQZ me zgjidhje alternative për vendvotimet në komunat veriore të vendit

Kryesuesi i Sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahmetaj, tha se si zgjidhje alternative kanë gjetur objekte publike, që i përkasin administratës së katër komunave veriore

Drejtorët e 33 shkollave në veri të Kosovës kanë refuzuar të lejojnë që hapësirat e këtyre objekteve që të jenë të qasshme për vendvotime më 21 prill, prandaj Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka gjetur zgjidhje alternative për vendosjen e qendrave të votimit për shkarkimin e kryetarëve të komunave në veri.

Kryesuesi i Sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahmetaj, tha se si zgjidhje alternative kanë gjetur objekte publike, që i përkasin administratës së katër komunave veriore.

Siç tha Ahmetaj, për Telegrafin, lokacionet e sakta do të bëhen të ditura pas miratimit nga KQZ-ja.

Ndërkaq, në mbledhjen që KQZ e mbajti të mërkurën, Ahmetaj bëri të ditur se vetëm 10 shkolla janë të qasshme për vendvotime, ndërsa 33 shkolla të tjera jo, për shkak të refuzimit nga ana e drejtorëve të shkollave.

Më 21 prill pritet të votohet “për” apo “kundër” shkarkimit të kryetarëve shqiptarë në komunat veriore të vendit.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

Të fundit nga rubrika