KQZ-ja miraton fondin 4.8 milionë euro për subjektet politike për vitin 2024
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka miratuar vendimin për caktimin e mjeteve nga fondi për mbështetjen e subjekteve politike për periudhën nga 1 janar deri më 31 dhjetor 2024. Sipas njoftimit, shuma totale e mjeteve për financimin e subjekteve politike dhe mbështetjen e punës së secilit deputet është përcaktuar në 4 milionë e 800 mijë […]
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka miratuar vendimin për caktimin e mjeteve nga fondi për mbështetjen e subjekteve politike për periudhën nga 1 janar deri më 31 dhjetor 2024.
Sipas njoftimit, shuma totale e mjeteve për financimin e subjekteve politike dhe mbështetjen e punës së secilit deputet është përcaktuar në 4 milionë e 800 mijë euro.
Fondi do të përdoret për të mbështetur aktivitetet dhe funksionimin e subjekteve politike, si dhe për të ndihmuar punën e deputetëve në shërbim të qytetarëve.
“KQZ mori vendim për caktimin e lartësisë së mjeteve nga fondi për mbështetjen e subjekteve politike për periudhën 1 janar – 31 dhjetor 2024. Shuma e mjeteve për financimin e subjekteve politike dhe për mbështetjen e punës së secilit deputet nga ky fond është në vlerën e përgjithshme: 4,800,000.00€”, thuhet nga KQZ-ja.
Në mbledhjen e KQZ-së është thënë se ka pasur rritje të fondit për 15 për qind, ku, sipas tyre, prej vitesh ka qenë 4 milionë e 200 mijë euro, e tani për herë të parë është 4 milionë e 800 mijë.
















