KQZ miraton procedurat emergjente për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar sot rekomandimin e Sekretariatit të KQZ-së për zhvillimin e procedurave emergjente ekstreme për aktivitetet e prokurimit që lidhen me zgjedhjet e parakohshme, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor 2025.

Ky vendim përfshin një sërë aktivitetesh të domosdoshme për organizimin e zgjedhjeve, duke përfshirë shtypjen e fletëvotimeve, broshurave dhe listave përfundimtare të votuesve, furnizimin me materiale për votim jashtë Kosovës, shërbimet postare, paketat dhe doracakët e trajnimit, planin e informimit dhe edukimit të votuesve, transportin e materialit zgjedhor, kabinat dhe format e votimit.

Furnizimin me vula dhe materiale administrative, distinktivët për stafin zgjedhor dhe vëzhguesit, lidhëset e sigurisë për kutitë e votimit, si dhe shërbimet teknike dhe të mirëmbajtjes për QKN, përfshirë kamerat dhe pajisjet e rrjetit.

Gjatë diskutimeve, përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje ngritën shqetësimin se vonesat me dërgimin e zarfeve me fletëvotime dhe shpenzimi prej 3.6 milionë eurosh për transport mund të shmangeshin me një formë tjetër, por ky propozim nuk gjeti përkrahje.

Pika u miratua me 7 vota për dhe 4 kundër.

KQZ ende s’i kanë marrë paratë nga Qeveria për zgjedhjet e 28 dhjetorit

KQZ formon komision për ankesat e votuesve jashtë Kosovës

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika