KQZ miraton regjistrimin e një partie të re politike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se ka miratuar regjistrimin e një subjekti të ri politik në Kosovë.

“Partia Qytetare për Mirëqenie Sociale” (PQMS), është futur zyrtarisht në regjistrin e partive politike me numrin rendor 53, njofton Dukagjini.

Vendimi është marrë në mbledhjen e 35-të të këtij viti të KQZ-së, e cila është udhëhequr nga kryesuesi Kreshnik Radoniqi.

Sipas njoftimit të KQZ-së, iniciativa qytetare e udhëhequr nga Sali Salihu kishte dorëzuar aplikacionin për regjistrim më 17 mars 2026, së bashku me dokumentacionin e plotë të kërkuar, përfshirë statutin, programin politik, aktin e themelimit, simbolin e partisë, raportin financiar, nënshkrimet e përkrahësve dhe dëshminë e pagesës së taksës së regjistrimit.

Pas shqyrtimit dhe plotësimeve të kërkuara, dokumentacioni është vënë në shqyrtim publik nga 1 deri më 7 prill 2026, periudhë gjatë së cilës nuk është pranuar asnjë ankesë. Në bazë të këtij procesi, KQZ ka vendosur regjistrimin e PQMS si parti politike në Kosovë.

Në të njëjtën mbledhje, KQZ mori gjithashtu vendim për emërimin e komisionit të pranimit për pozitën e Drejtorit të Sekretariatit të institucionit.

Shija e redaktorit

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë, vlerë e trashëguar ndër shekuj

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë vlerësohet si një vlerë e trashëguar ndër shekuj dhe thelbësore për të ardhmen e vendit, ndërsa dialogu, respekti i ndërsjellë...

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Të fundit nga rubrika