Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar qytetarët se për të ushtruar të drejtën e votës në zgjedhjet e nesërme, mjafton të posedojnë një dokument të vlefshëm identifikimi të Republikës së Kosovës.
Sipas njoftimit, qytetarët mund të votojnë duke paraqitur njërin nga këto dokumente: Letërnjoftim, pasaportë ose leje vozitje, njofton Dukagjini.
KQZ ka bërë të ditur se këto dokumente shërbejnë si mjet identifikimi në vendvotime, ndërsa qytetarët këshillohen të sigurohen që t’i kenë me vete gjatë procesit të votimit.