KQZ përditëson të dhënat: Mbi 21 për qind pjesëmarrja në votime deri më tani

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar të dhënat mbi pjesëmarrjen e qytetarëve në raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë komunash, që po zhvillohet sot në 18 komuna të Republikës së Kosovës.

Sipas rezultateve zyrtare, nga 1,316,672 qytetarë me të drejtë vote, kanë votuar gjithsej 286,318 persona, që përfaqëson një pjesëmarrje prej 21.75%.

Komunat me daljen më të lartë të votuesve janë deri në orën 16:39:

  • Mamushë me 56.71%,

  • Junik me 41.43%,

  • Obiliq me 32.47%,

  • Prishtinë me 27.37%, dhe

  • Mitrovicë e Jugut me 27.31%.

Ndërsa komunat me daljen më të ulët janë:

  • Rahovec me 15.91%,

  • Dragash me 15.94%, dhe

  • Prizren me 16.44%.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika