KQZ po shqyrton grupet inicuese për shkarkimin e kryetarëve në veri
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur punën lidhur me listën e përditësuar të votuesve pas inicimit të procedurave për shkarkimin e kryetarëve të komunave në veri. Kjo, sipas KQZ-së, është bërë pas kërkesave nga vet komunat, përveç Zveçanit ku nuk dihet nëse edhe atje është paraqitur kërkesë për largimin e kryetarit. “Të njëjtit kanë kërkuar […]
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur punën lidhur me listën e përditësuar të votuesve pas inicimit të procedurave për shkarkimin e kryetarëve të komunave në veri.
Kjo, sipas KQZ-së, është bërë pas kërkesave nga vet komunat, përveç Zveçanit ku nuk dihet nëse edhe atje është paraqitur kërkesë për largimin e kryetarit.
“Të njëjtit kanë kërkuar që t’i ofrojmë informatat lidhur me numrin e përditësuar të votuesve të regjistruar në këto komuna, mbi bazën e të cilit përllogaritet numri minimal i nevojshëm i nënshkrimeve prej 20%. Mund t’iu konfirmoj se këto kërkesa janë duke u trajtuar dhe brenda afatit 5 ditor do të përgjigjemi”, ka deklaruar Valmir Elezi – Zëdhënës i KQZ-së.
Pikërisht në këtë ditë, thirrje për zbatim të plotë udhëzimit administrativ që mundëson këtë procedurë, ka bërë ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier.
Ai bëri kërkoi nga zyrtarët e të gjitha niveleve të bëjnë gjithçka që qytetarët të ushtrojnë të drejtat e tyre.
“Tani e pranoj se kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë në Kosovë, ky udhëzim administrativ është i ri, dhe përderisa Kushtetuta e lejon, kjo është hera e parë që ka pasur ndonjëherë një proces që kjo të ndodhë, kështu që është e pashmangshme që mund të ketë konfuzion apo edhe disa gabime të mundshme, por duhet të jem i qartë se cila është pritshmëria e Shteteve të Bashkuara, e cila është se qytetarët kanë të drejtën demokratike, nëse dëshirojnë ta ndjekin atë, të nisin një proces dhe të kryejnë një proces që zyrtarët e zgjedhur të largohen”, ka deklaruar ai.
Gabimet e mundshme, siç i përmend Hovenier, gazetari serb, Branislav Krstiq nuk po i sheh të rastësishme.
Sipas tij, iniciuesit e dinë që është e vështirë që kryetarët të largohen nga pozitat e tyre.
“Jemi në një pozitë pa pozitë në të cilën as Lista Serbe nuk mundet me hi në lojë dhe ajo është arsyeja që e kanë dërgu atë dorën e zgjatur me ata persona në OJQ-të me ato gabimet në procedurë sepse Lista Serbe edhe nëse vjen pranimi nga shteti i Kosovës për zgjedhje, nuk ka mundësi me i mbledhë 50% në referendum për tërheqje të komunave nga veriu i vendit”, ka deklaruar Krstiq.
Kujtojmë që të martën Komuna e Mitrovicës së Veriut njoftoi se ka refuzuar kërkesën e një grupi qytetarësh serbë për të shkarkuar kryetarin Erden Atiq, pasi sipas kryesuesit të Kuvendit atje, kërkesa nuk ishte në përputhje me udhëzimin administrativ.















