Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) pritet të marrë sonte vendimin për certifikimin e subjekteve politike që do të marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
Sipas njoftimit, gjatë periudhës 7-ditore nga 24 nëntori deri më 30 nëntor 2025, 23:59, gjithsej 24 subjekte politike kanë plotësuar formularin online për certifikim.
Nga këto, 18 janë parti politike, 3 koalicione, 2 iniciativa qytetare dhe 1 kandidat i pavarur.
Partitë politike që kanë aplikuar për certifikim përfshijnë:
-
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK)
-
Partia Demokratike e Kosovës (PDK)
-
Kosovaki Nevi Romani Partia
-
Jedinstvena Goranska Partija
-
Za Slobodu Pravdu i Opstanak
-
Kosova Demokratik Türk Partisi
-
Partia Liberale Egjiptiane
-
Partia Rome e Bashkuar e Kosovës
-
Socialdemokratska Unija (SDU)
-
Srpska Lista
-
Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës
-
Fjala
-
Nova Demokratska Stranka (NDS)
-
Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës (LPRK)
-
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK)
-
Kosovski Savez
-
Nisma Socialdemokrate (NISMA)
-
Partia Balli Kombëtar Demokrat Shqiptar (PBKDSH)
Koalicionet që kanë aplikuar për certifikim janë:
-
Koalicioni PAI – PDAK – LPB: Partia e Ashkalinjëve për Integrim (PAI), Partia Demokratike e Ashkanlive të Kosovës (PDAK) dhe Lëvizja për Bashkëveprim (LPB)
-
Koalicioni VAKAT: Demokratska Stranka Bošnjaka (DSB), Bošnjačka Stranka Kosova (BSK) dhe Demokratska Stranka Vatan (DSV)
-
Koalicioni Lëvizja VETËVENDOSJE!: Lëvizja VETËVENDOSJE!, GUXO, Alternativa dhe Partia Shqiptare Demokristiane (PSHDK)
Iniciativat qytetare që kanë aplikuar janë:
-
Për Socialdemokratët e Ashkalinjëve
-
Iniciativa Qytetare për Kosovë
Ndërkohë, kandidati i pavarur i regjistruar është Nedźmidin Sejdilar.