KQZ proceson 100% të votave, numërimi për kandidatët vazhdon në shtatë komuna
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka përfunduar numërimin dhe procesimin e 100 për qind të votave në zgjedhjet e fundit parlamentare në Kosovë. Sipas rezultateve, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka dalë e para me 342,281 vota, që përbëjnë 40.80% të totalit. Në vendin e dytë është Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 184,811 vota ose 22.03%, […]
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka përfunduar numërimin dhe procesimin e 100 për qind të votave në zgjedhjet e fundit parlamentare në Kosovë. Sipas rezultateve, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka dalë e para me 342,281 vota, që përbëjnë 40.80% të totalit.
Në vendin e dytë është Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 184,811 vota ose 22.03%, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka siguruar 147,888 vota, që përkthehet në 17.63%.
Blloku i përbërë nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Nisma Socialdemokrate, Konservatorët dhe Intelektualët ka marrë 62,588 vota, duke arritur 7.46% të votave.

Subjektet e tjera nuk kanë kaluar pragun prej 5%, duke mbetur jashtë Kuvendit të Kosovës.
Rezultatet përfundimtare pritet të certifikohen nga KQZ pas shqyrtimit të të gjitha ankesave dhe përfundimit të procedurave ligjore.
Numërimi i votave për kandidatët drejt përfundimit
Procesi i numërimit të votave për kandidatët për deputetë është në fazën përfundimtare. Sipas të dhënave nga Qendrat Komunale të Numërimit, deri më 19 shkurt janë numëruar 92.73% e vendvotimeve, që përfshin 2,349 nga gjithsej 2,533 vendvotime.
Sipas KQZ-së, numërimi ka përfunduar në 31 komuna, ndërsa ende vazhdon në shtatë komuna: Leposaviq, Pejë, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Ferizaj dhe Zveçan.
















