Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit.
Sipas rezultateve zyrtare, Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar 47,13% të votave, e ndjekur nga Partia Demokratike e Kosovës me 19,44%, Lidhja Demokratike e Kosovës me 16,69% dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 6,74%, njofton Dukagjini.
KQZ-ja ka publikuar gjithashtu një tabelë që paraqet ndarjen e ulëseve në përbërjen e re të Kuvendit të Kosovës.
